http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla kërkoi nga deputetët që të votojnë menjëherë shkarkimin e Presidentit Meta.Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se zyra e presidentit duhet të lirohet urgjentisht dhe se në krye të saj duhet vendour një figurë që duhet të bashkojë shqiptarët.?Ajo zyrë duhet liruar urgjentisht për të vendosur autoritetin e Presidentit, një figurë që duhet ta bashkojë Shqipërinë. Zgjedhjet e 30 Qershorit tregun se dhuna ndaj institucioneve ishte e drejtuar nga opozita e dhunës.?I ndalur tek akuzat e bëra nga presidenti në drejtim të reformës në drejtësi, Balla theksoi se kushdo që do tentojë ta bllokojë atë do të marrë përgjigjen e merituar.?Edhe pse e dëgjova sot në sallë emrin e heroit Avni Rustemi, i cili ka disa ditë që po rrotullohet atje në varr sepse ia shpërdorojnë emrin njerëz që s?kanë lidhje me të. Ky Kuvend duhet ta refuzojë këtë dekret të Presidentit aktual të Republikës i cili nuk heziton dhe iu kujton shqiptarëve se është pjesë e një grupi i cili bën gjithçka për të penguar reformën në drejtësi. Edhe kjo përpjekje për të penguar hyrjen në fuqi se gjë tjetër nuk ka në dorë Presidenti. Të pengojë me disa javë një ligj pjesë e paktës së reformën në drejtësi. Duhet t?i japim një përgjigje. Kuvendi është autoritet më i lartë në Shqipëri dhe kush guxon do të marrë një përgjigje. Ligji në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE?