Mushkonjat 'pushtojnë' Shëngjinin dhe Talen, pushuesit kërkojnë zgjidhje

Report TV 2019-07-05

Views 0

Mushkonjat janë bërë shqetësim për pushuesit që kanë zgjedhur për të kaluar ditët e relaksit në bregdetin e Tales dhe të Shëngjinit?.

Korriku dhe gushit janë muajt që këto zona pushtohen nga fluksi i vizitorëve dhe pushuesve. Të pyetur nga Report TV pushuesit thonë se kërkohet një zgjidhje e shpejtë pasi pickimet nga mushkonjat dhe të tjera insekte është bërë një bezdisje e madhe për ta.

"Po na pickojnë dhe po na bëjnë problem po s?kemi çfarë ti bëjmë. Është rreziku më i madh për turistët që vijnë këtu. Mushkonja ka shumë dhe po ta dija që ka kaq shumë nuk vija të bëja pushime këtu. Sivjet nuk ka pas asnjë lloj spërkatje në Shëngjin, mbeturinat bëjnë efektin e vet. Janë shumë problematik, mendoj se duhet të merren masa", thonë disa pushues.

Dezinfektimi do të realizohet shumë shpejt pasi është në tenderim faza e tretë thotë përgjegjësja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë, Zoje Zefaj.

"Aktualisht ISHP ka mbaruar fazën e parë të procesit të monitorimit në disa zona dhe ka filluar punën në dezinfektimin për lotin e 3 Fier-Lushnjë. Me informacionin që kam unë janë shpallur tenderët publikisht për zonën e Shkodër-Lezhë", shprehet Zoje Zefaj.

Sezoni veror ka kaluar 1 të tretën e periudhës së tij, ndërsa shpresohet që pickimet e mushkonjave të mos jenë një shqetësim për periudhën e mbetur të sezonit, por zgjidhja e problemit duhet pritur.

Share This Video


Download

  
Report form