#rtvora
Vetëm 20 % e qytetarëve shqiptarë kanë mundësi financiare që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Një anketë e Eurostat tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të pamundësisë krahasuar me vendet e rajonit. Ndërkohë nga të dhënat e Instat rezulton se 44 % e të ardhurave në një familje përdoren për blerje ushqimesh. Vetë qytetarët shprehen se e kanë të pamundur të pushojnë për shumë ditë.
Shqiptarët nuk kanë mundësi financiare që të bëjnë pushime. Të dhënat e Eurostat tregojnë se 81% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur se nuk kanë të ardhura që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë.
Nëse e krahasojmë këtë të dhënë me vendet e rajonit konstatohet se Shqipëria ka nivelin më të lartë të qytetarëve që nuk u mjaftojnë të ardhurat për të pushuar.
Në Mal të Zi janë 66% e qytetarëve që nuk mund të bëjnë pushime, në Maqedoni 65 % dhe në Serbi 60 %.
Vetë qytetarët ankohen se e të ardhurat që marrin janë shumë të vogla dhe çmimet janë të shtrenjta. Ata kanë gjetur si zgjidhje të pushojnë pak ditë dhe në vende më të lira ndërsa jugu mbetet i paarritshëm.
"Kam planifikuar, por në Durrës"
"Shumë shtrenjtë"
"Jo nuk bëj se nuk kam lekë"
Sipas të dhënave të Instat familjet shqiptare i përdorin 44 % të të ardhurave vetëm për blerjen e ushqimeve çka tregon vështirësitë në përballimin jetesës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/eurostat-81-e-qytetareve-skane-mundesi-ekonomike-te-perballuar-pushimet
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz