#rtvora
Qytetarët shprehen të pakënaqur me tarifën e parkimit brenda oborrit të spitalit ?Shefqet Ndroqi?, i njohur ndryshe edhe si senatoriumi në Tiranë. Ata thonë se kostoja që nis nga 200 lekë në orë e më tej në 500 lekë, është e papërballueshme dhe e pa arsyeshme duke iu shtuar kështu shpenzimeve të tjera në rastet kur dërgojnë të afërmit në spital.
Përveç shqetësimit për shëndetin e të afërmve, qytetarët që shkojnë në spitalin Universitar të Sanatoriumit duhet të mendojnë edhe për një vendparkim të përballueshëm në kosto për xhepin e tyre.
Ata ankohen se pagesa për një vend automjeti brenda oborrit të spitalit ?Shefqet Ndroqi? është shumë e lartë.
"Tre orë 2 mijë lekë, po kaloi 3 orëshin 5 mijë lekë."
"Shumë të kripura."
"Vetëm me të zhvat shteti."
Qytetarët thonë se në shumicën e rasteve u duhet të parkojnë jashtë dyerve të spitalit, duke krijuar edhe kaos përpara hyrjes kryesore.
"Duhet ta lëmë jashtë se nuk kemi ekonomi ne."
"Bëhet rrëmujë, bëhet kaos."
Kërkesa e tyre mbetet për një ulje të tarifave të parkimit në mënyrë që të gjejnë mundësinë të vendosin automjetin brenda spitalit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/parkimi-te-spitali-shefqet-ndroqi-qytetaret-ankohen-cmimin-eshte-i-larte-ne
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz