http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shfrytëzuar pjesmarrjen në Samitin SEECP, që po zhvillohet në Bosnje për ti kërkuar këtij vendi që të njohë pavarësinë e Kosovës. Meta I kritikoi organizatoretg e këtij samiti për faktin që ishin bërë pengesë që Kosova të merrte pjesë në këtë takim rajonal.?Si mund të pretendojmë që të kemi një bashkëpunim të efektshëm ku disa nga pjesëmarrësit e këtij forumi bëjnë të pamundurën për të përjashtuar një popull dhe një një shtet të tërë fqinj nga përfitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha kaq të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura, etj. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për të pasur një bashkëpunim të efektshëm rajonal, për sigurinë dhe begatinë ekonomike për të gjithë ne.?Presidenti I Shqipërisë, madje shkoi edhe më tej teksa duke kërkuar që Bosnja ta njohe Kosovës, tha se shqiptarët e këtyre trojeve duhet të trajtohen me më shumë respect si shtet Sovran që janë.Kështu që tani është koha e duhur që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj?.