Report Tv shkoi sot pranë banesës së Arben Haçkës, i cili tashmë ndodhet i arrestuar pasi qëlloi me gurë xhamin e makinës së Fatos Lubonjës, si dhe për një sërë akuzash të tjera. Haçka jeton në të njëjtin pallat me familjen Lubonja, ndërsa fqinjë të tyre tregojnë se Arben Haçka vuante prej vitesh nga problem mendore.