Drogë e celularë me dron brenda burgut/ Gjykata e Lezhës lë në qeli dy autorët

Report TV 2019-07-09

Views 1

Gjykat e Lezhës ka lënë në burg Mentadent Veinca dhe Xhefri Lumaj, të cilët dy ditë më parë me anë të një droni tentuan të fusin brenda ambienteve të burgut të Shënkollit drogë të llojit kanabis dhe celularë. Po kështu Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për personin e tretë të përfshirë në këtë ngjarje, Xhulio Kola.

Arrestimi i tyre u bë ditën e diel nga policia e Lezhës pasi tentativës së tyre të dështuar për të futur sende të paligjshme në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Por si ndodhi ngjarja e të dielës?

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 6 korrik, në rrethimin e jashtëm të burgut, punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës, e ndërsa në mbështetje të tyre shkuan edhe FNSH e Shkodrës.

Pas bllokimit të dronit, policia gjeti të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë me tre karta. Gjithashtu policia bllokoi edhe automjetin e autorëve, ku u gjet edhe telekomanda e dronit. Ndërsa brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, u gjet edhe çanta ku tre të arrestuarit kishin futur dronin, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Share This Video


Download

  
Report form