Stop-Kodër Vilë-Durrës/ Leja problematike për 4 kulla rrezikon banorët. (10.07.2019)

RTV KLAN 2019-07-11

Views 13

Në 10 mars të vitit 2018, firma ?JEDAS SHPK?, hapi 5 gropa në lagjen numër 1 të Durrësit, në Kodër Vilë. Sipas informacioneve në vitin 2011 po kjo firmë është pajisur me leje ndërtimi për ndërtimin e 4 kullave, por kjo leje u pezullua dhe nuk u ekzekutura,pasi nuk plotësonte kriteret sizmiologjike, arkeologjike dhe ishte sipërfaqje e gjelbër. Xhoxhi Stasi, Inxhinier Konstruktor, thotë, se ky terren nuk duhet prekur, sepse është tokë rrëshqitëse dhe përbën rrezik. Dorina Ndreka,avokate e bonrëve të pallateve pranë, tregon, se banorët iu drejtuan Gjykatës së Shkallës së parë, për pezullim të lejes ndërtimore dhe marrjen e masës së sigurisë dhe gjykata ia pranoi kërkesë padinë. Pala kundërshtare e apeloi dhe Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, duke mos e llogaritur fare ekspertizën, që parashikon rrezikun.?Stop? pyet Shefin e Urbanistikës, Adhurim Qehajaj, personi përgjegjës i dhënies së kësaj lejeje, se mbi c?kriter dhe c?masa sigurie është dhënë ajo.Ai thotë, se ka pyetur inxhinierët, praktikisht baxhanakun e tij dhe tashmë për cdo gjë përgjigjet siguracion. Nga ana tjetër, Luiza Bala, eksperte ndërtimi, shprehet, se bashkia duhet ta anullojë sa më parë atë leje, sepse ajo do të sjellë një katastrofë, për pallatin 11 katësh, që është afër, për 4 kullat, si dhe banorët e shtëpive.

Share This Video


Download

  
Report form