Thaçi flet për bisedën telefonike me Zaevin

alsatmtv 2019-07-11

Views 0

Kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me bisedën me parodistët rusë, ku Zaev duke menduar se flet me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko jep detaje për marrëveshjen e mundshme për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Siç ka deklaruar presidenti Thaçi, kryeministri Zaev i ka kërkuar falje për ndërhyrje në çështje të Kosovës, duke i shpjeguar se informacionet i ka siguruar nga Sputniku rus dhe se nuk ka pasur informacione zyrtare. Presidenti Kosovës ka shtuar se raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nuk cenohen.

Share This Video


Download

  
Report form