#rtvora
Grabitja e Rinasit ku u thye perimetri i sigurisë dhe u vodhën miliona euro duket se është bërë shkak për hartimin e një drafti të ri ku parashikohet vetting për punonjësit, në bazë të disa kritereve të lidhura me kontrollin e të kaluarës. Me propozimet e reja pritet të ngrihet dhe një strukturë e veçantë e quajtur ?Autoriteti I Investigimit? që do hetojë incidente dhe ngjarje të rënda si ajo e grabitjes me 9 prill.
Drafti i ri parashikon ndryshime në Kodin Ajror të vitit 2008 dhe parashikon se personeli i aviacionit që do të ketë akses në zonat me siguri të kufizuar do ti nënshtrohet vettingut.
Sipas draftit që është ende në faqen e konsultimit paraprak, ky proces përfshin kontrollin e përsëritur të së kaluarës për jo më pak se pesë vjet.
Ky filtrim i punonjësve do të kryhet nga ministria që mbulon çështjet e rendit publik, ndërsa Autoriteti i Aviacionit Civil do miratojë kriteret skualifikuese të lidhura me kontrollin e së kaluarës.
Një tjetër risi në projektligjin e ri është dhe krijimi i një strukturës së ?Autoritetit të Investigimit? e cila për incidente apo ngjarje të rënda si ajo e grabitjes së Rinasit, ka të drejtë që të marrë në hetim personat e përfshirë, si dhe të hartojë edhe një raport që duhet t?ia paraqesë Këshillit të Ministrave. Autoriteti i Investigimit do të jetë e pavarura nga drejtoria e aviacionit, të cilët mbikëqyrin vlefshmërinë ajrore, licensimin, operimin e një avioni, mirëmbajtjen, licensimin e personelit, kontrollin e trafikut ajror dhe operimin e aerodromeve.
Autoriteti gjithashtu do jetë i pavarur edhe nga gjithë personat fizikë dhe juridikë, interesat ose misioni i të cilëve mund të jenë në konflikt me detyrën e ngarkuar tek Autoriteti i Investigimit, ose mund të influencojnë në objektivitetin e këtij autoriteti.
Në draft parashikohen në total 165 nene, 18 më shumë se ai aktuali, ku kapituj të veçantë zënë raportimet e incidenteve dhe ngjarjeve të ndodhura si gjatë fluturimit të avionit apo dhe përpara nisjes. Për moszbatim të neneve këtij Kodi parashikohet vendosja e gjobave ku për individët penaliteti shkon deri në 200 mijë lekë të reja, ndërsa për subjektet varion nga 500 mijë deri 2 milionë lekë të reja. Këto sanksione mund të shoqërohen edhe me sanksione në pezullimin ose revokimin e licencës, certifikatës apo dëshmisë përkatëse. Drafti është paraqitur për diskutim me grupet e interesit dhe pritet të kalojë në komisionet parlamentare për miratim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndryshime-ne-kodin-ajror-vetting-edhe-punonjesve-te-aeroportit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2...