RTV Ora – PD denoncon: Parlamenti po noterizon dy grabitje të reja

Ora News Lajme 2019-07-18

Views 0

#rtvora
Partia Demokratike akuzon Parlamentin se "po noterozon sot një tjetër grabitje të madhe të shqiptarëve për të pasuruar miqtë personalë të Edi Ramës."

Deputetja e PD-së Albana Vokshi në një prononcim për median nga selia e PD-së denoncon dy koncensionet Milot-Balldren dhe Orikum - Dukat.

Albana Vokshi: "Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë, do t?i kushtojë popullit më të varfër të Europës 10.5 milionë euro.

Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldre është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën. Ndërsa kompania tjetër, Gjikuria, e koncesionit për Orikum - Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës."

PD vijon më tej denoncimin duke deklaruar se brenda një viti Rama i ka thënë familjes së Ndue Kolës 5 % të Prodhimit kombëtar.

"Me koncesionin për Milot Balldre, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombetar nëpërmjet koncesiont të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje.

Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum - Dukat është pjesë e projektit kriminal ?1 miliardë euro?, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë."

Partia Demokratike paralajmëron se me ligjin antimafia, që do të miratohet ditët e para të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, çdo qindarkë që po grabitet sot, do t?u kthehet shqiptarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-denoncon-parlamenti-po-noterizon-dy-grabitje-te-reja
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form