Report TV -Mesazhet ngacmuese në celularin e gruas shkak i vrasjes së rëndë në Durrës

Report TV 2019-07-22

Views 4

DURRES - Xhelozia dyshohet të jetë shkak i krimit në familje në Spitallë të Durrësit, ku burri vrau me thikë gruan e tij, dhe pasi u largua me makinë nga banesa u vetëmbyt në det, në plazhin "Rinia". Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se burri, Adriatik Kuka 37-vjeç ka pasur dyshime se gruaja e tij komunikon me telefon me një mashkull, dhe për këtë arsye ka shkuar deri aty sa i ka kontrolluar edhe telefonin. Në celularin e gruas së tij, Hazbije Kuka 36 vjeç e cila u vra dje me thikë ne zemër nga bashkëshorti, ku i fundit ka parë thirrje dhe persona nga një numër i panjohur për të, mbi të cilat ka filluar të dyshojë se gruaja ka një lidhje jashtëmartesore dhe e tradhton. Këtu kanë nisur sherret në familje. Aq të shpeshta saqë gruaja tre ditë para krimit, është detyruar të shkojë në policinë e Durrësit dhe të bëjë një kallëzim, se burri e kërcënon. Por në të njëjtën ditë, edhe burri i është kundërpërgjigjur me një kallëzim, duke thënë se dikush i ngacmonte gruan me mesazhe dhe telefonata në celularin e saj.

Share This Video


Download

  
Report form