TIRANË - Tre efektivë të policisë Rrugore të linjave në Tiranë, mes të cilëve edhe një punonjëse 25-vjeçare nënë e një fëmije 3 vjeç, u arrestuan me vendim të Gjykatës së Tiranës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dy punonjës të tjerë të Policisë Rrugore u pezulluan nga detyra, ndërsa një drejtues automjeti, mori masën detyrim paraqitje, i dyshuar për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Punonjësit e policisë akuzohen se u merrnin rryshfet shoferëve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u hequr patentën.
SIç bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, kishte nisur hetime në muajt e parë të vitit 2019.
Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbulluar prova paraprake, mbi bazën e të cilave Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit ?Arrest me burg? për punonjësin e policisë F. Xh, 58 vjeç, nga Tirana;
Duke u nisur nga rrethanat familjare, fakti që ka një fëmjë 3 vjeç, gjykata vendosi arresti shtëpial për efektiven e policisë Rrugore Afinisa Metani, 25 vjeçe nga Tirana.
Po ashtu, arrest në shtëpi u vendos edhe për punonjësin e policisë Bujar Allko, 48 vjeç, nga Tirana
Ndërkohë u pezulluan nga detyra punonjësit e policisë Emiljano Kaceli, 28 vjeç nga Tirana dhe Florjan Dimraj, 38 vjeç.
Ndërkohë, qytetari, drejtues automjeti që ka dhënë ryshfet, Fatjon Luga, 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të ?korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike?, ka marrë masën e sigurimit personal "detyrim për t?u paraqitur në policinë gjyqësore?.
"SHÇBA nxit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor", thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme.