Ju skadon karta e identitetit në dhjetor? Mund të aplikoni edhe në njësitë ku nuk jeni banorë

Report TV 2019-07-23

Views 1

TIRANE - "Shtetasit shqiptarë, të cilëve u skadon karta e identitetit këtë vit, mund të aplikojnë në çdo njësi administrative, pavarësisht se ku banojnë", tha zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda gjatë një inspektimi të zhvilluar në zyrat e aplikimit të Njësisë 5 në Tiranë.

Ajo përsëriti apelin për rinovimin e dokumenteve biometrike për të gjithë shtetasit që janë pajisur në vitin 2009, pasi afati i vlefshmërisë është 10 vjet. Voda shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, dhe pas inspektimit foli për masat e marra për të lehtësimin e aplikimit për shtetasit shqiptarë.

?Jemi në zyrat e aplikimit të Njësisë 5 në Tiranë. Siç e shikojmë puna vijon normalisht. Vetëm 3 minuta duhen, shumë pak kohë, për të aplikuar. Ajo çfarë ne do t?u bënim thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, unë si zv.ministre e Brendshme, është pikërisht që të vijnë dhe të aplikojnë sa më parë.

Mijëra qytetarë, të cilët vijnë nga jashtë tashmë, sigurisht që shtojnë fluksin, shtojnë radhët për shkak se aplikojnë jo vetëm për karta identiteti, por edhe për pasaporta biometrike, të cilat sigurisht janë një numër i lartë i tyre që skadon shumë shpejt?, tha Voda.

Më tej, ajo nënvizoi se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë.

?Dëshiroj të them që për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve tashmë zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë. Pra qytetarët, të cilët janë të ngarkuar me punë, punojnë gjatë gjithë javës, apo për shkak të pushimeve lëvizin, mundet që ditën e shtunë të vijnë edhe të aplikojnë".

Share This Video


Download

  
Report form