Shpëtim Duro është prezantuar sot zyrtarisht para mediave dhe opinionit sportive si trajneri i ri i Kukësit nën shoqërinë e drejtorit Nderim Nexhipi. Për këtë aventurë të re takniku 59-vjeçar fillimisht është shprehur:
"Është një kënaqësi të marr drejtimin dhe falënderoj drejtuesit dhe presidentin Gjici për besimin ndaj meje. Pozitive është që është fillimi i kampionatit. Kjo është pozitive për një trajner, për projektin e tij, për gjithë sezonin.
Më tej Duro e pranoi faktin se kohët e fundit te Kukësi ndërrimet e shpeshta të trajnerëve kanë qenë jo normale, por gjithsesi ai ka pranuar ta marrë përsipër këtë rrezik. I pyetur në vijim se përse ka pranuar të drejtojë verilindorët Duro u përgjigj:
?Janë disa skuadra kryesore si Partizani, Kukësi që nuk refuzohen. Projekti dhe objektivat, skuadra cilësorë që ka, këto më binden të pranoj ofertën.?
Trajneri kryeqyetetas i cili ka një karrierë të lidhur gjatë me klubin e Partizanit fillimisht si lojtarë dhe më pas si trajner nuk mundi t?I shpëtonnte një pyetje në lidhje me rivalitetin me klubin e kuq, që sezonin e fundit u shpallën kampion të shqipërisë.
?Kam punuar te Partizani dhe jam rritur atje, por jemi profesionistë. Nuk e mohoj të shkuarën, por tani do të bëj të pamundurën për të ndihmuar Kukësin që të arrijë objektivat.?
Në fund Duro ishte në sinkron me drejtorin Nexhipi përsa I përket merkatos duke deklaruar se novojiten edhe 2-3 blerje për të patur të plotë grupin për sezonin e ri.