RTV Ora – Ambasadori Spanjoll: Gjeni zgjidhje, situata po komplikon rrugëtimin drejt BE

Ora News Lajme 2019-07-26

Views 0

#rtvora
"Është e vërtetë që situata politike në Shqipëri është e tensionuar por nuk janë ambasadorët e huaj ata që mund të vendosin sesi mund të kapërcehet kjo gjë" Ky është mesazhi i ambasadorit spanjoll në vendin tonë,Vicente Canelles Montero përcjellë nga qyteti i Korçës.

Ambasadori Vicente Canelles Montero solli shembullin e Spanjës kur bëri thirrje për dialog.

"Vetëm shqiptarët mund të vendosin, sigurisht duke respektuar ligjin, shtetin e të drejtës, kushtetutës. Jeni ju ata që duhet të vendosni sesi mund të dilni nga ky moment i vështirë. Në Spanjë kur kemi hasur momente të tilla të vështira ato janë zgjidhur me dialog dhe me të gjitha palët politike të cilat janë treguar të gatshme për të hequr dorë nga disa këndvështrime fillestare dhe për të gjetur një pikë dakordësimi mes tyre. Për mendimin tim ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar situatën dhe për të shpresuar për më të mirën dhe nuk besoj se ambasadorët duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit. Këto janë vështirësi që duhet ti zgjidhni. Është një vështirësi dhe shpresojmë që do të zgjidhet shpejt."

Ambasadori bëri apel për gjetjen e një zgjidhje sa më parë duke paralajmëruar se një situatë kaq e vështirë komplikon rrugëtimin drejt BE

"Duhet të gjendet një zgjidhje dhe pa kaluar shumë kohë madje. Spanja ka qenë gjithmonë pozitive sa i takon perspektivës së Shqipërisë për në BE dhe vazhdojmë të jemi me këtë qëndrim, por Shqipëria duhet fillimisht të zgjidhë problemet e saj sepse një situatë kaq e vështirë komplikon rrugëtimin drejt BE por shpresojmë që kur të vijë momenti i duhur zgjidhja do të jetë e përshtatshme."

Komentet, ambasadori spanjoll i bëri nga Korça ku ishte i pranishëm në natën e dytë të MIK FESTIVAL
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kriza-ambasadori-spanjoll-gjeni-zgjidhje-sa-me-pare-situata-po-komplikon-rrugetimin-drejt-be
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form