#rtvora
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ngel në veting. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot (26 korrik) shkarkimin nga detyra të tij.
"Trupi gjykues shqyrtoi cështjen në tërësi. Bazuar në aktet e administruara dhe provat e paraqitura arriti në konkluzionin se duhet ndryshuar vendimi i KPK, date 24 korrik 2018 dhe vendos shkarkimin nga detyra të Xhezair Zaganjorit" lexoi vendimin kryetarja e trupit gjykues Albana Shtylla.
Vetë Zaganjori nuk është i pranishëm në seancë.
Më 6 gusht 2018, Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK i cili linte në detyrë gjyqtarin e parë të Gjykatës së Lartë.
Sipas KPA, Zaganjori nuk justifikoi pasurite e paluajtshme, shpenzimet dhe kursimet financiare gjatë viteve si dhe shkollimin dhe jetesën e femijëve në Britaninë e Madhe dhe Gjermani.
Nuk justifikoi pasurite e vena
Në vendimin e KPA-së thuhet se Zaganjori ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe ka kryer deklarim të pasaktë për këto pasuri
Apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 293 m2, një bibliotekë 70 metra katrorë, një bodrum +zyrë me sipërfaqe totale 90 metra katrorë
Apartament 81 m2 në Durrës
"Referuar deklaratës fillestare të pasurisë së vitit 2003 dhe deklaratës së pasurisë veting të vitit 2017 subjekti i rivlerësimit është i pasaktë në deklarimin e sipërfaqeve, vlerës dhe burimit të krijimit të këtyre pasurive të paluajtshme. Subjekti i rivlerësimit nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme pasuritë e krijuara dhe shpenzimet e kryera deri në vitin 1999, vit në të cilin pretendon se ka shlyer tërësisht ndaj bashkëpronarëve diferencën e mbetur të vlerës së investimit të godinës. Për rrjedhojë subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm si dhe ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive" lexoi vendimin Albana Shtylla.
Femijet e Zaganjorit me shkollim e jetese ne Britani e Gjermani
Dy fëmijët e tij R.Z dhe M.Z për periudhën 2010- 2019 kane jetuar dhe shkolluar ne Mbreterine e Bashkuar dhe Gjermani. "Subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë i saktë në deklarimin e shpenzimeve të kryera dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar likuiditetet e përdorura për shpenzimet e kryera" thuhet ne vendimin e KPA
Për vitet 2003- 2016 nga analiza financiare e kryer në kolegj subjekti i rivlerësmit rezulton me pamundësi financiare për të mbuluar me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet.
Lidhur me vitet 2011 - 2012 -2014 nga analiza financiare e kryer në kolegj subjekti i rivlerësimit kishte mundësi financiare për të kryer shpenzimet në vitin 2011 ndërsa për vitin 2012 dhe 2014 nuk arriti të prodhojë aftësinë financiare për të mbuluar me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet.
Sa i takon denoncimeve sipas KPA nuk dëshmojnë fakte apo rrethana që mund të përdoren si provë
Vete Zaganjori deklaroi me 20 korrik 2018 se nuk kishte firmosur mijera vendime por nuk kishte marrë asnjë cent
Konfi...