Tre artistët t?i japin fund krizës
Ilir Meta zgjodhi një skenë teatrale, atë të Durrësit, për të thënë se drama më e madhe nuk është ajo që po zhvillohet në Teatrin Kombëtar, por në politikë. Është një teatër absurd me protagonistë tre artistë, thotë kreu i shtetit, duke mos kursyer këtu as bashkëshorten Monika Kryemadhin, për të cilët thotë se rrezikojnë çeljen e negociatave dhe u kërkon të marrin masa për të zhvilluar zgjedhjet me 13 Tetor, ato vendore, të përgjithshme dhe presidenciale.
?Na shqetëson shumë ky teatri i madh politik, absurd, që kërcënon që Shqipërinë të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në Tetor. Prandaj edhe njëherë u bëj thirrje në mënyrë të veçantë të tre artistëve, t?i japin fund këtij absurdi, të marrin masat për zgjedhjet vendore në 13 Tetor. Nuk kemi kohë, jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin por edhe të padenjë për një vend që duhet të jetë shembull në kryesimin e OSBE-së për funksionimin e institucioneve demokratike. Kam insistuar prej shumë kohësh për dialog dhe jo për diversion dhe demagogji, por për marrje përgjegjësish nga të gjitha palët për të rivendosur normalitetin dhe demokracinë në vend dhe që të funksionojë llogaridhënia.?
Presidenti thotë se Shqipëria po ecën në dy rrugë paralele të kapjes dhe delegjitimimit të institucioneve. Akuzon për këtë mazhorancën, por nuk kursen as opozitën, për të cilën thotë se duhet të ishte më e përgjegjshme.
?Shqipëria nuk mund të ecë në dy rrugë që nuk takohen me njëra tjetrën që janë; rruga e kapjes së institucioneve nga njëra anë dhe rruga tjetër e delegjitimimit të të gjitha institucioneve. Sot kemi një parlament që nuk jep llogari para askujt, një shumicë që kontrollon gjithçka, një situatë kaotike në të gjitha drejtimet, kjo është përgjegjësi e të gjitha palëve, asnjë nuk mund të shfajësohet, sepse opozita i ka pasur mundësi për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë dhe të përgjegjshme shumë nga këto marrëzitë e skenarit të kapjes së institucioneve.?
Por, edhe pse thirrjet i ka për aktorët politikë shqiptarë, zgjidhjen kreu i shtetit e sheh sërish tek ndërkombëtarët. Atij nuk i mjaftoi t?ia kërkonte personalisht një ditë me parë sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger që ky organizëm të ndërmjetësonte zgjidhjen e krizës politike dhe sot i është drejtuar me një letër kreut të OSBE ?së, Miroslav Lajcak dhe Presidentit te Asamblesë, Xhorxh Tsereteli. Por Greminger deklaroi në Tiranë se zgjidhjen duhet ta gjejë vetë politika shqiptare, një qëndrim ky i shprehur një muaj më parë edhe nga zoti Lajcak.
Tv Klan