Erërat e forta kanë shkaktuar dallgë në të gjithë bregdetin shqiptar. Dy persona kanë rrezikuar kanë rrezikuar mbytjen por kanë arritur të shpëtohen falë ndërhyrjes së rojeve bregdetare.
Një 28-vjeçar nga Kosova është shpëtuar nga rojet bregdetare në plazhin e Velipojës.
Vrojtuesi Eldi Hasani ka shpëtuar turistin 28-vjeçar i cili e ka transportuar në breg duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore deri sa më pas në vendngjarje ka mbërritur ndihma e specializuar mjekësore.
Ndërsa një vajzë 9-vjeçare është shpëtuar nga rojet bregdetare në zonën afër Rrapit tek Uji i Ftohtë.
Për shkak të dallgëve të forta, ditën e sotme në portin e Vlorës, është pezulluar lundrimi i mjeteve me mbi 12 pasagjerë.