http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kontrolli fizik i automjeteve tashmë nuk do të jetë i detyrueshëm në një sërë procedurash që kryhen pranë drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugorë.Kreu i kësaj drejtorie Blendi Gonxhe në një intervistë për Vizion Plus thotë se janë rreth 194 mijë praktika që realizohen në vit në sportele që tashmë me udhëzimin e ri të miratuar nga Ministria e Transportit nuk do të kryhen më.Kjo do të thotë që qytetarët do të shmangin jo vetëm pagesën prej 1500 lekësh që kushtonte ky shërbim, por do të reduktojnë edhe kohën e pritjes.Ne i heqim vetes tonë rreth 2 miliard lekë të vjetra në vit duke eliminuar 194 mijë praktika të tilla, siç janë rastet kur ndryshon lejen e qarkullimit, shitjen e automjetit etj. Kjo do të thotë që ne i kursejmë qytetarëve 117. 2 milion minuta përgjatë një vitit. Nga ana tjetër ne lirojnë nga barra e madhe e procedurave edhe sportelet tona, me synim ofrimin e një shërbimi më të mirë për qytetarët.Por një tjetër lehtësim është edhe praktika e ndërrimit të pronësisë së automjetit. Prej disa muajsh kjo procedurë, vetëm në rastet e kontratave të thjeshta kryhet pranë sporteleve të DPSHTRR, duke shmangur hallkën e noterit.Edhe në këtë rast, procedura do të kushtojnë 1400 lekë, kundrejt një tarife gati tre herë më të lartë që aplikon noteri.Udhëzimi i ri synon krijimin e një sporteli të vetëm ONE STOP SHOP në mënyrë që qytetarët të reduktojnë ecejaket në zyrat të tjera, duke e bërë sistemin automatik. Por jo vetëm.DPSHTRR thotë se ka infrastrukturën e nevojshme që të ofrojë këto shërbime me qëllim reduktim e informaliteit, apo shmangien e gabimeve të ndryshme.