http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga java e fundit e korrikut deri në tetor biznesi do të duhet të hapë një llogari bankare dhe ta paraqesë atë në administratën tatimore. Ligji i ndryshuar i procedurave tatimore ka hyrë në fuqi në datën 26 korrik, ndaj çdo biznes me xhiro mbi 2 milion lekë e ka detyrim hapjen e llogarive, në emër të kompanisë. Ministria e financave Anila Denaj i bëri një apel të gjithë sipërmarrësve të respektojnë ligjin.?Ju lutemi tatimpaguesve të hapin llogaritë bankare, të regjistrojnë biznesin sipas procedurave ligjore. Nëse respektojmë rregullat, respektojmë ligjet shqiptare, atëherë do të kemi më pak inspektime, një marrëdhënie korrekte dhe garantim të konkurrencës së ndershme në treg?, tha ministrja Denaj.Ligji parashikon që në rast të mos hapjes së llogarisë bankare, bizneset do të penalizohen. Për të gjithë ato kompani me xhiro nga 2 deri në 8 milion gjoba është 25 mijë lekë, ndërsa ata me mbi 8 milion lekë xhiro penaliteti arrin në 50 mijë lekë. Detyrim e kanë edhe organizatat jofitimprurëse, për të hapur llogari bankare. Detyrimi për të patur i gjithë biznesi llogari ishte një propozim i komitetit të pastrimit te parave nga Komisioni Europian, që njihet si Moneyval.