Teatri', Rama: Godina e degraduar! Duhet të ishte shembur para 20 viteve, zhurmë e mediokritet

Report TV 2019-07-30

Views 0

Kryeministri Edi Rama tha se debati për Teatrin Kombëtar duhet të ishte mbyllur 20 vite më parë, ndërsa kishte një përgjigje për të gjithë ata që e akuzojnë për trashëgiminë kulturore, protestuesit dhe opozitën.

"Zhvillimet te teatri janë shumë të vjetra dhe vjen sinqerisht edhe mirë edhe keq që vijon një debat për një temë që duhet të ishte ezauruar 20 vite më parë. Ka shumë njerëz që ngatërrojnë muret me historinë, historinë, nostalgjinë, por duhet të them se së pari nëse ka një forcë qeverisëse në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohet për mungesë vëmendje apo ndjeshmërie ndaj trashëgimisë kulturore jam unë dhe forca qeverisëse.

Kur unë kam filluar përpjekjet për të shpëtuar trashëgiminë kulturore, kompleksi i ministrive ishte ku bindin suvatë, mbinin fiqtë mbi taraca. Godina e Teatrit nuk është një cështje verbërie apo indiference, por realiteti, një godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me material të përkohshëm, jo për të qenë teatër kombëtar. Nuk ka qenë aty teatri me planin italian apo pas luftës.

Ka mbetur gjë e përkohshme gjithë jetën si rezultat i pamundësive, sot është e degraduar, është e pariparueshme. Nëse do të kishte vlerë nga pikëpamja arkitektonike dhe nëse do të i kishte hapësirat për teatër atëherë nuk do të ishte e mundur të restaurohej, por të shembej dhe rindërtohej. Asnjë centimetër nuk do të përdoret për zhvillim privat. Asnjë.

Zhvillimi privat pas rrethimit të teatrit. Me projektin e ri kërkojmë shumë më tepër fond me privatin për ta këmbyer me një truall pas teatrit ku ka ferra, vlera që i marrim këtij trualli është një teatër i ri. Muzeu do të jetë brenda godinës së re të teatrit. Cështja është politike, mediokritet dhe kapur pas asgjësë për të bërë zhurmë. I respektoj ata që janë kundër, por nuk mund të jemi të gjithë dakord me ato që bëjmë, shumica është e qartë në këtë drejtim" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form