DURRËS-Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin bregdetar. Viktima është F.B. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 pranë Kryqit të Kuq në Durrës rreth orës 13:15 minuta. Ai u qëllua me armë zjarri dhe u dërgua me shpejtësi i plagosur në spital, por nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë.