#rtvora
Subjektet që kanë aplikuar në e-Albania, por nuk kanë mundur të dorëzojnë bilancet e tyre brenda afatit nuk do të gjobiten. Qendra Kombëtare e Biznesit ka sqaruar se masë deri në 15 mijë lekë rrezikojnë ato biznese që nuk kanë nisur procedurën dhe nuk kanë as numër aplikimi. Sipas të dhënave, deri në mesnatën e 31 korrikut rezulton se kanë dorëzuar bilancet rreth 70 % e bizneseve.
Rreth 5 mijë subjekte rrezikojnë të gjobiten nga administrata tatimore pasi nuk kanë nisur procedurën e dorëzimit të bilanceve para datës 31 korrik.
Për shkak të aplikimit për herë të parë të ngarkimit të pasqyrave financiare në e-Albania një numër i madh i subjekteve kanë hasur probleme, ndaj dhe afati u shty për një muaj.
Flogers Broqi: Sqarojmë se subjektet të cilat kanë aplikuar online nëpërmjet portalit e-Albania deri në datë 31.07.2019 ora 00:00 dhe janë pajisur me një numër aplikimi CN, por për shkak të mbingarkesës së madhe të aplikimeve në të njëjtën kohë është bërë e pamundur plotësimi dhe dërgimi në mënyrën e duhur të pasqyrave financiare nuk do të aplikohet kundravajtje administrative.
Flogers Broqi, drejtori juridik pranë Qendrës Kombëtare sqaron dhe shifrat e aplikimeve.
Flogers Broqi: Në total janë 19 250 aplikime në këtë sistem deri në orën 00:00 të datës 31 korrik 2019 nga të cilat 7139 aplikime për dorëzimin e pasqyrave financiare janë të miratuara, të refuzuara janë 1405. Pritshmëria për subjektet që kanë detyrim për dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin 2019 janë 24218 subjekte.
Gjoba për ato biznese që nuk kanë marrë as numrin e aplikimit do të shkojë në 15 mijë lekë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pese-mije-biznese-rrezikojne-gjobe-30-shtatori-afati-i-fundit-dorezim-te-bilanceve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz