RTV Ora - Vrasja e Feriz Bardhit në Durrës mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë

Ora News Lajme 2019-08-02

Views 1

#rtvora

Vrasja e Feriz Bardhit mesditën e djeshme pranë banesës së tij në Durrës, dyshohet se është vrasje me pagesë.

Ka qenë ora rreth 12.55, (1 gusht) kur dy persona që lëviznin me një makinë tip Benz i janë afruar banesës së Feriz Bardhit , i cili ndodhej në shtëpinë e tij në lagjen 18 të qytetit bregdetar.

Burime nga grupi hetimor kanë ndërtuar skenën e vrasjes.

Muri rrethues i vilës ku banonte Bardhi është mbuluar me gjelbërim dhe ai nuk ka pasur fushpamje për të pikasur personat që e kërkonin. Ai ka dalë menjëherë përjashtë dhe në këtë moment është përballur me dy persona që nuk kanë zbritur fare nga makina të cilët e kanë pyetur: "Ti je Ferizi" Pasi kanë marrë "PO-në' si përgjegje kanë shkrehur automatikun drejt tij.

Fakti që e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi ka bërë që grupi hetimor të mendoj se kemi të bëjmë me autorë të paguar ose sikurse emërtohen ndryshe "vrasës me pagesë".

Pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të 40-vjecarit, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga fakti se në atë orar (12.55) rrugët e qytetit bregdetar janë thuajse të boshatisura.

Hetimet- Policia e Durrësit, duke u bazuar tek e shkuara kriminale e Feriz Bardhit, mendon se kemi të bëjmë me larje hesapesh. Feriz Bardhi, i lindur më 1979, rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar nga policia italiane në Askoli pasi së bashku me një person tjetër të quajtur Arif Qelia është kapur me një sasi prej 700 gramë kokainë të pastër teksa lëviznin me një BMË X6. Policia italiane e ka konsideruar atë si një korrier të kokainës dhe kjo ka bërë që policia aktivitetin e tij ta hetonte si pistë për ekzekutimin e tij. "Bazuar tek e shkuara e 40-vjecarit në kemi dyshime se kemi të bëjmë me një ngjarje që ka si motiv larjen e hesapeve. Kjo, pasi në Itali viktima rezulton person i përfshirë në grupe kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike të forta si kokaina dhe heroina. Nga ana tjeter "Kemi dyshime se kemi të bëjmë me ekzekutorë profesionistë ose sikurse quhen ndryshe vrasës me pagesë. Ku bazohemi?! E para: autorët e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi dhe e dyta skanë zbritur fare nga makina dhe s'kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e krimit. Ne po punojmë me intesitet. Kemi sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë nëpër rrugët e qytetit ku mendojmë se janë përshkuar nga autorët, me qëllim të kryejmë identifikimin e tyre. jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë që këtë ngjarje ta zbardhim shumë shpejt",-thanë burime nga grupi hetimit Bardhi humbi jetën në spital.

Sipas policisë, Feriz Bardhi, 40-vjeç nga Shën Vlashi banues në Durrës, baba i dy fëmijëve, pjesën më të madhe të kohës qëndronte jashtë shtetit.



Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-feriz-bardhit-mund-te-jete-kryer-nga-vrases-me-pagese

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content ...

Share This Video


Download

  
Report form