TIRANË- AKU ka gjobitur me 2.2 milion lekë dhe ka pezulluar një aktivitet të një sipërmarrësi italian, që operonte pa licencë prej 7 vitesh dhe ishte burim shqetësimi për komunitetin. Subjekti i gjobitur dhe i pezulluar nga AKU quhej ?Gioacchino Raia? (NIPT: L22002009H), ndërsa përfaqësuesi ligjor ishte italiani Gioacchino Raia.
Sipas AKU për shkeljet ligjore të konstatuara, trupa ri-inspektuese vendosi ndaj subjektit masat administrative të mëposhtme:
a)? Gjobë? me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim aktiviteti duke mos disponuar licencën përkatëse,
b) ?Gjobë? me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
c) ?Gjobë? me vlerën 100,000 lekë për mos implementimin e sistemit të vetëkontrollit, si dhe
d) ?Pezullimi i aktivitetit? në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.
AKU njofton se denoncimi ka ardhur nga një grup banorësh të një pallati në zonën e Kodrës së Diellit denoncojnë shqetësimet dhe problematikat që ju shkaktohen në jetën e tyre të përditshme nga një operator biznesi ushqimor.