#rtvora
Kryeministri Edi Rama ende nuk ka marrë asnjë vendim politik për Vangjush Dakon, edhe pse këtij të fundit DASH i ka mbyllur ?derën? për në Amerikë. PD akuzon Ramën se po e mbron ish kryebashkiakut që të mos hetohet nga drejtësia shqiptare për vjedhjen e votave. Nga ana tjetër kreu i qeverisë refuzon të përgjigjet pyetjeve në facebook për Dakon.
Tirane- Asnjë socialist ende nuk ka mbajtur një qëndrim për vendimin e DASH-it për t?i ndaluar hyrjen në Amerikë ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos dhe familjes së tij për shkak të përfshirjes në korrupsion.
Për liderin demokrat Lulzim Basha kjo heshtje e mazhorancës qeverisëse vjen për shkak të mbrojtjes nga ana e Kryeministrit Edi Rama. Madje kreu i PD nënvizon se shefi i qeverisë po bën gjithëçka për ta kamofluar këtë skandal të PS.
"Hajduti psiqik po bën ç'të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria. Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për ?përfshirje në raste të mëdha korrupsioni? ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/komentuesit-pyesin-ramen-lere-lasgushin-po-dako-pse-nuk-fluturon
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz