RTV Ora - Plazhi i lirë procedon 12 pronarë subjektesh në Velipojë e Pogradec

Ora News Lajme 2019-08-04

Views 3

#rtvora

Policia e Shtetit në vijim të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe ndëshkueshmërisë së evazionit fiskal ka proceduar 12 pronarë subjektesh, në Velipojë e Pogradec.

Policia bën me dije se 9 nga subjektet e proceduara janë në Velipojë dhe 3 në Pogradec, nga të cilët 11 për ?Fshehja e të ardhurave? dhe 1 për "Zënia e hapësirave publike".

Në dispozicion të pushuesve janë liruar rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

8 nga pronarët e subjekteve tregtare janë proceduar për veprën penale "Fshehja e të ardhurave" dhe 1 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike".

-Për veprat penale ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Mospagim i taksave dhe tatimeve? janë proceduar shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme.

-Për veprën penale ?Pushtimi i tokës?, u procedua shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezllone hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për veprën penale "Fshehja e të ardhurave", 3 shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin përkatës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/plazhi-i-lire-procedon-12-pronare-subjektesh-ne-velipoe-e-pogradec

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form