RTV Ora – Basha: 2 në 3 socialistë refuzuan Ramën. Hajdutëria dhe babëzia e tij kriminale nuk ndalet

Ora News Lajme 2019-08-06

Views 1

#rtvora
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vendosur të mos pushojë këtë verë duke vijuar me takimet në mbështetësit në rrethe. Në Patos ai ka theksuar se pjesëmarrja e ulët në votimet e 30 qershorit tregojnë se shqiptarët janë kundër qeverisë Rama.

Basha: Sa i përket pjesmarrjes reale, përfshirë ata që janë detyruar me forcë, në bashkinë e Patosit, refuzimi masiv ka arritur një tjetër rekord me 13 përqind. Kjo do të thotë se në Patos vetëm 1 në 3 socialistë ka shkuar të votojë në procesin farsë të 30 qershorit, ndërsa 2 në 3 kanë vendosur ta bojkotojnë këtë farsë dhe të rreshtohen në krahun krahun e vëllezërve dhe motrave të tyre demokratë, kundër juntës kriminale, kundër hajdutërisë, barbarisë dhe grabitjes së Edi Ramës.

Për Bashën djegia e mandateve prej deputetëve të PD dhe protestat kanë marrë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve.

Basha: Janë pikërisht protestat popullore, është qëndresa juaj, kurajo juaj, vendosmëria juaj që ka zgjuar kurajon dhe ka vetëdijësuar gjithë shqiptarët përfshirë zgjedhësit e ndershëm socialistë, se 30 qershori nuk bëhej për ta, por për një klikë hajdutësh, që ka thyer çdo rekord babëzie dhe hajdutërie në Shqipëri dhe në Ballkan.

Para mbështetësve, Basha ka akuzuar Ramën për ngritjen e një sistemi grabitjeje.

Basha: Çdo vendim, çdo akt qeverie, çdo ligj parlamenti, çdo rregullore, çdo gjë është për të vjedhur dhe për të grabitur. Jo vetëm me vjedhjen e buxhetit, vjedhjen në dogana, që ka kapur nivele të padëgjuara që në ditët më të zeza të qeverisjes së Fatos Nanos, vjedhjen me tatimet, vjedhjen me tenderat. Tani po vjedhin me koncensionet dhe PPP-të. Ka shkuar çmimi për kilometër rruge në Shqipëri 5 herë më i lartë se sa në Japoninë e tërmeteve, 10 herë më i lartë se sa çmimi mesatar europian, siç është vjedhja në rrugën Milot-Balldren, siç është vjedhja në rrugën Vlorë-Orikum.

Basha ka paralajmëruar se Rama do të japë një tjetër koncesion këtë verë që sipas tij do të ketë kosto shtesë për 100 eurosh për çdo biznes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-13-e-socialisteve-refuzuan-ramen-hajduteria-dhe-babezia-e-tij-kriminale-nuk-ndalet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form