Report TV - Shkodër, Valdrin Pjetri hedh poshtë akuzat e PD-së: Ngjan me një gjyq publik

Report TV 2019-08-09

Views 1

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas akuzave të PD-së dhe kërkesës që selia blu dërgoi në prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekriminalizimit. Pjeti tha se është i hapur për çdo lloj verifikimi, ndërsa hodhi poshtë akuzat e ngritura nga opozita.

"Është e vërtetë që gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve. Unë kam thënë se jam i hapur për çdo lloj verifikimi. Ky ngjan më shumë me një gjyq publik se me diçka tjetër. Asgjë nuk më ndal të punoj për bashkinë e Shkodrës, Unë kam qenë disa herë në Itali. Asgjë nuk është e vërtetë. Shkresa tashmë është në prokurori. Nuk kam pasur asnjë gjykim apo arrest", tha Pjetri.

Share This Video


Download

  
Report form