Report TV - 233 ton karburant pa akcizë, gjobë 350 mijë euro subjektit në Porto Romano

Report TV 2019-08-11

Views 0

Aksioni anti-informalitet ka goditur një tjetër shkelje për sa i përket hidrokarbureve. Bëhet fjalë për një depozitë me një sasi prej 233 mijë litra benzinë të pa deklaruar. Depozita e pa deklaruar është kapur në Porto Romano në magazinat fiskale gjatë një inspektimi të Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta, mbi një subjekt, ndër më kryesorët në tregun vendas.

Ndaj subjektit që kishte bërë shkeljen është vendosur një gjobë e majme prej 350 mijë eurove dhe nëse kjo shkelje do të përsëritet gjoba do të jetë deri në 5 fish dhe më pas mbyllja e të gjithë aktivitetit.

Ky zbulim evazioni ka ardhur në saj të aksionit që po ndërmerret në të gjithë vendin tonë për të goditur informalitetin, duke filluar nga plazhet dhe lirimi i zonave publike e deri tek hotelet e komplekset me të famshme të vendit.

Strukturat e Administratës Doganore në kontrollet e tyre janë fokusuar tek sektori i hidrokarbureve dhe produktet e akcizës. Për këtë shkelej ka reaguar edhe kryeministri Rama duke thënë se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t'u përballur me ZeroTolerancë ndaj abuzuesve.

Share This Video


Download

  
Report form