RTV Ora - Pas rrugëve, Bashkia e Tiranës rikonstrukton edhe shkollën 9 vjeçare në Ndroq

Ora News Lajme 2019-08-12

Views 0

#rtvora
Krahas punës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Ndroq, Bashkia e Tiranës po punon edhe për rikonstruksionin e shkollës, në mënyrë që fëmijët, kur të kthehen në shtator, të gjejnë një shkollë të re me kushte më të mira.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me rritjen e numrit të klasave, fëmijët e Ndroqit nuk do të jenë më të detyruar që të shkojnë në Tiranë për të ndjekur shkollën.

Veliaj: ?Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të rikthehesh në Ndroq dhe të shikosh se kantieri i radhës nuk është një rrugë, por një shkollë. Shkolla është një rrugë, por një rrugë për dije dhe prosperitet për të gjithë këtë komunitet. Sot kemi një lajm të mirë për 270 nxënësit e shkollës 9-vjeçare, shkolla e vjetër e Ndroqit, në të cilën nuk është vënë dorë ndoshta që nga koha e gjyshërve të tyre. Jo vetëm po rikonstruktohet çatia, klasat ekzistuese, shkallët, sistemi i ngrohjes, nyjet hijeno-sanitare, banjot, dushet e reja, por edhe e kemi shtuar. Pra, shkolla shtohet me 1/3 e hapësirës së vet, që asnjë fëmijë, asnjë djalë ose vajzë e Ndroqit, të mos detyrohet të shkojë në Tiranë apo në shkolla të tjera?.

Për herë të parë shkolla do të ketë dhe parashkollorin. Veliaj shtoi se shkolla e re do të shërbejë edhe si një qendër komunitare pas përfundimit të mësimit, duke i dhënë një alternativë të re orëve të lira të të rinjve të zonës.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/pas-rrugeve-bashkia-e-tiranes-rikonstrukton-edhe-shkollen-9-vjecare-ne-ndroq

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS