Hyn në fuqi ligji i ri për masat kundër duhanit, gjobë dhe pezullim aktiviteti për shkelësit

Report TV 2019-08-14

Views 2

Prej ditës së sotme hyn në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, i cili ndër të tjera, sjell një forcim të masave kundër duhanpirjes në ambientet e mbyllura. Kështu, me ligjin e ri, ndalohet konsumimi në ambiente të mbyllura i cigares elektronike, duhanit me ngrohje, shisha/ nargjila.

Ligji gjithashtu forcon masat penalizuese ndaj subjekteve që gjenden në shkelje të ligjit. Për të gjitha ato subjektet që u shesin duhan, cigare elektronike apo shisha personave nën 18 vjeç, ligji parashikon gjobë prej 100 000 lekësh.

Në rastet kur inspektorët konstatojnë pirje duhani brenda lokaleve, gjoba gjashtë-fishohet, e ndjekur nga pezullimi i licencës së aktivitetit.

Vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në twitter, thotë se me këtë ligj, vendosen limite sipas standardeve të BE për përqëndrimin e nikotinës në cigaret elektronike.

Gjatë periudhës përpara se ligji të hynte në fuqi, Ministria e Shëndetësisë zhviloi një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të qytetarëve mbi ligjin e ri dhe për masat ndaj subjekteve që thyejnë ligjin.

Share This Video


Download

  
Report form