RTV Ora - Vijojnë investimet nëpër lagjet e Tiranës

Ora News Lajme 2019-08-15

Views 0

#rtvora
Përvec rrugëve brenda lagjeve Bashkia Tiranë po bën edhe përmirësimin e fasadve të pallateve. Gjatë inspektimit të një rruge pranë bllokut të ambasadeve kreu i Bashkisë Kavajë tha se banorët vetë duhet të aplikojnë për përmirësimin e fasadve. Veliaj premtoi se në këto ditë të nxehta vëmendja është edhe te përmirësimi i kushteve në kopshte e çerdhe.

Rruga ?Sotir Peçi?, e cila lidh bllokun e ambasadave me Rrugën e Durrësit, është investimi më i fundit në kryeqytet. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe shtoi se pas ndërhyrjeve në akset kryesore, vëmendja po shtrihet edhe në hapësirat më të vogla mes lagjeve.

Veliaj: Kemi punuar në të gjithë Tiranën në akset kryesore. Po punohet tek ?Rruga e Kavajës? me korsinë e biçikletave, kemi punuar me ?Rrugën e Durrësit? me pjesën e nëntokës, por ajo që vëmë re është se kemi disa xhepa të vegjël mes lagjeve, të cilat nuk janë prekur nga ky ndryshim. Rruga ?Sotir Peçi? është një prej tyre, pra në anën tjetër kemi ?Rrugën e Durrësit?, që është aksi tregtar kryesor i Tiranës, ndërkohë sapo kalon rrugën midis bllokut të ambasadave, kemi këto xhepa.

Sipas kreut të Bashkisë Tiranë tani që ka përfunduar rehabilitimi i rrugës me sinjalistikë dhe infrastrukturën e nevojshme nëntokësore, vëmendja do të jetë te ndërhyrjet në fasadat e pallateve për të krijuar lagje model duke i bërë apel banorëve të aplikojnë .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vijojne-investimet-neper-lagjet-e-tiranes

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form