RTV Ora - Nis ballafaqimi i Valdrin Pjetrit me prokurorinë

Ora News Lajme 2019-08-16

Views 0

#rtvora

Prokuroria e Përgjithshme i ka marrë gjurmët e gishtave Valdrin Pjetrit, tashmë i dorëhequr nga detyra e kryetarit të bashkisë së Shkodrës.

Lajmi konfirmohet për RTV Ora nga burime të grupit të hetimit të cilat thanë se pak orë pas dorëheqjes publike, i zgjedhuri i PS ka dorëzuar shenjat e gishtave në policinë shkencore në prani të oficerëve të Prokurorisë së Përgjithshme. Në deklaratë të prokurorisë thuhet se më 9 gusht 2019,

Valdrin Pjetrit i është kërkuar të depozitojë në mënyrë vullnetare gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilës i zgjedhuri i PS i është përgjigjur pozitivisht.

Ndërkohë në një përgjigje drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, organi qendror i akuzës shpjegon se hetimet kanë nisur më 5 gusht 2019, në zbatim të ligjit ?Për dekriminalizimin.?

Një ditë më pas më 6 gusht, hetuesit kanë sekuestruar në KQZ formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar nga Valdrin Pjetri.

Më pas Prokurori i Përgjithshëm ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Më 6 gusht hetuesit kanë kërkuar të dhëna nga institucionet vendase në Zyrën e Gjendjes Gjyqësore, Policinë e Shtetit, prokuroritë e shkallës së parë, prokuroritë e Apelit dhe Krimet e Rënda.

Ndërkohë që në datën 6 gusht, përmes ministrisë së drejtësisë janë nisur letërporositë drejtuar Italisë, duke kërkuar vënien në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të Valdrin Pjetrit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokuroria-merr-gjurmet-e-valdrin-pjetrit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form