Basha nenshkruan marreveshje me banoret e Unazes

RTV KLAN 2019-08-16

Views 11

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nënshkruar një marrëveshje me banorët e Unazës së Re ku u zotua për zgjidhjen e problemeve që ata kanë me projektin dhe për të cilin protestojnë prej muajsh.
Kreu demokrat Lulzim Basha u ka premtuar banorëve të Unazës së Re se do të rishikojë projektin dhe do të dëmshpërblejë sipas vlerës së tregut banesat e tyre kur opozita të vijë në pushtet. Pasditen e së premtes ai firmosi me banorët marrëveshjen me 6 pika, ku Partia Demokratrike angazhohet për zgjidhjen e problemeve që ata kanë ngritur dhe që protestojnë prej kohësh.
Basha e cilësoi projektin e ndërtimit të Unazës së Re korruptiv duke paralajmëruar hetim penal për përgjegjësit.
"Gjithçka këtu nisi për grabitje, për vjedhje, për hajdutëri të përmasave më të mëdha dhe më kriminale: 40 milionë Euro pa tvsh-në, 20 milionë prej të cilave do të shkonin, do të zhdukeshin, do të pastroheshin në kontot bankare jashtë Shqipërisë, me dokumente të falsifikuara, duke falsifikuar madje edhe dokumentet zyrtare të SHBA".
Basha deklaroi se protestat kundër qeverisë do të nisin në Shtator.
"Koha për të dhënë llogarinë finale para popullit po afron, dhe unë kam kënaqësinë dhe nderin, që para nisjes së Shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar e platformës kombëtare ?Për Shqipërinë si e gjithë Evropa?, që këtë ta nisim me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, marrëveshjes dhe kontratës me banorët e Unazës së Re"
Basha akuzoi Kryeministrin Rama se ka kapur të gjitha pushtetet dhe ka sjellë kriminelë në institucione. Sipas liderit të opozitës, qëllimi i vetëm i kreut të qeverisë është t?i grabisë shqiptarët deri në qindarkën e fundit.

Share This Video


Download

  
Report form