Shpallet në kërkim administratori i firmës së skelave
Një ditë pas tragjedisë ku dy punëtorë humbën jetën pas rrëzimit të një skele në këtë pallat, policia ka arrestuar dy punonjës të firmave private që po kryenin punimet. Ndërsa administratori i kompanisë së skelave është shpallur në kërkim.
Mbi të arrestuarit Xhimi Tarushi, me detyrë drejtues teknik në firmën ?XHIMI? dhe Ilir Bendo drejtues teknik i sigurisë në firmen ?SYLA? rëndon akuza e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi administratorin e kompanisë ?SYLA? , Petrit Syla, i cili është shpallur në kërkim. Policia ka nisur hetimet edhe për punonjësit e Inspektoriatit të Punës në Tiranë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Pasojat e ngjarjes të së premtes janë akoma të dukshme.
Autoritetet ende nuk kanë ndërhyrë për të larguar nga aty skelat e shembura. Ndërsa punonjës të bashkisë dhe policisë ndodhen aty dhe pritet të fillojë aksioni për pastrimin e rrethimit të pallatit.
Mesditën e të premtes, 5 punonjës ishin duke punuar në katin e fundit të pallatit 13-katësh, duke çmontuar skelat. Por skela është shkëputur duke sjellë për pasojë vdekjen e Ergys Brahimajt dhe Orjan Kodrës. Ndërsa u plagosën dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital Genti Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku.
Tv Klan