Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, e cila sipas tregon mënyrën se si do të funksionojë SPAK. Pak ditë më parë Ambasada Amerikane shpjegoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se pse është i rëndësishëm Vettingu dhe si do të ndryshojnë sistemi shqiptar i drejtësisë përmes sistemit të drejtësisë, ndërsa në videon e sotme shpjegon qartë fuqinë e SPAK.
SHBA ka njoftuar se tashmë 'të paprekshmit' nuk do të jenë më në gjendje të koruptojnë gjyqtarët dhe prokurorët, pasi këta të fundit nuk do të emërohen nga politika apo nga njerëz që kanë interesa vetiake. SPAK do t?i ndjekë penalisht rastet e korrupsionit në nivelet më të larta.