Vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është rrezik për fëmijët

Report TV 2019-08-20

Views 11

Me ardhjen e shatorit, fillon dhe regjistrimi në çerdhe, kopshte e shkolla të fëmijëve. Por për tu regjistruar, prindërit duhet të paraqesin dhe kartelën e vaksinave apo vërtetimin e vaksinave, pasi në të kundërt nuk do të kenë mundësi që të regjistrojnë fëmijën e tyre. Kjo situatë vjen pasi një numër i madh prindërish refuzojnë të vaksinojnë fëmijet, ku problemi më i madh haset tek vaksina e fruthit. Prindërit janë të friksuar se është pikërisht kjo vaksinë që shkakton autizmin tek fëmijët.

Por sipas mjekes konsultore, Amarilda Alushaj, vaksina e fruthit nuk shkakton autizmin. Megjithatë mjekja sqaron për Report TV, se prej kësaj frike, është ulur numri i prindërve që vaksinojnë fëmijët e tyre në moshën 1 vjeçare. Prindërit hezitojnë që të vaksinojnë fëmijet në moshën 1-vjeçare. Bëhet fjalë për vaksinën e fruthit, për të cilën prindërit frikësohen se është shkaktare për autizmin. Kjo frikë ka sjellë uljen e numrit të vaksinimit të fëmijëve, në një kohë kur çerdhet e kopshtet nuk pranojnë fëmijë të pa vaksinuar.

Share This Video


Download

  
Report form