#rtvora
Shtatë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se përfituan 3.7 milionë euro nga kreditë fiktive
Të arrestuarit janë pjesë e stafit të Fondacionit "Besa" dhe arrestimet u bënë pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e një fondacioni për dhënie kredie, se një pjesë e stafit të këtij fondacioni kishin dhënë kredi fiktive, me qëllim përfitimin, si dhe kishin marrë me interes shuma të mëdha valute nga persona të ndryshëm, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Operacioni "Kredia" vuri në pranga drejtoreshën e një prej degëve të filialit të Fondacionit, 4 oficerë kredie, dy ndërmjetësues ndërsa është shpallur në kërkim sekseri.
Policia thotë se e gjithë skema e mashtrimit ishte krijuar nga drejtoresha e Fondacionit, e cila në bashkëpunim me personat e tjerë të ndalur kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi.
Si bëhej përfitimi nga kredia-"Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti" informoi sot policia e shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perfituan-37-milione-euro-nga-kredite-fiktive-arrestohen-stafi-i-ne-fondacioni
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz