Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike pretendon se dhe kryebashkiaku socialist i Vorës Agim Kajmaku është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës pasi preket nga ligji i Dekriminalizmit.
Me një shkresë që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, selia blu i ka kërkuar organit të akuzës informacion nga autoritetet greke për pastërinë e figurës së Agim Kajmakut.
Gjatë qëndrimit për 5 vjet në Greqi ku mbante emrin Jorgo Toro, sipas demokratëve ai është arrestuar dhe më pas ndaj tij nga autoritetet greke është marra masa e dënimit dhe dëbimit nga territori i këtij shteti.
Indicie kyçe për demokratët është dhe fakti se nga viti 2004 deri në vitin 2016, Kajmaku nuk ka shkelur asnjëherë në shtetin grek.
Ky dënim ? thuhet në shkresën drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme ? nuk është pasqyruar nga kryebashkiaku i Vorës në formularin e vetëdeklarimit?.
Por vetë Kajmaku, i kontaktuar nga Tv Klan kundërshton në mënyrë kategorike që të jetë dënuar apo dëbuar nga autoritetet në Greqi. Sipas tij, akuzat e PD kanë për qëllim të godasin politikisht figurën e tij dhe forcës që përfaqëson, ndërsa lë të kuptohet se do të bëjë padi për prishje të imazhit.
Pak ditë më parë, duke ju përgjigjur akuzave të opozitës në rrjetet sociale, Kajmaku pranoi faktin se në Greqi përdorte emrin Jorgo Toro, por ky ndryshim kishte ardhur për të njëjtat arsye pse kanë detyruar shumë shqiptarë pas ?90 ta bënin një gjë të tillë, marrja e vizës për në shtetin grek dhe jo se kishte qenë i dënuar.
Postimin e tij Kajmaku e ka shoqëruar me publikimin e disa dokumenteve mes të cilave dhe një dëshmi penaliteti e marrë nga Ministria e Drejtësisë e Greqisë, ku shtetasi Jorgo Toro rezulton i padënuar.