#rtvora
Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi ditën Europiane të të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit për të nënvizuar domosdoshmërinë e përballjes serioze me të kaluarën e vendit në mënyrë që të mos kthehemi pas në kohë.
Kreu i shtetit nënvizon se kjo do na ndihmojë për t?u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.
Mesazhi i Presidentit
Sot ne përkujtojmë Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë.
Për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat tek të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre.
Është detyra jonë t?u mësojmë gjeneratave të reja të vërtetën e të kaluarës tonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më.
Për të mos i vrarë edhe për një herë të dytë ata që sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre, që ne dhe brezat e ardhshëm të jetonim të lirë në një vend tërësisht demokratik.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-mos-u-kthyer-me-kurre-30-vite-pas
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz