RTV Ora - Beteja me Metën, PS nis me rrëzimin e 8 dekreteve dhe hetimin

Ora News Lajme 2019-08-24

Views 0

#rtvora
Parlamenti do të nisë sesionin e ri në datën 2 shtator, duke riaktivizuar në këtë mënyrë debatin për krizën politike, e cila ka hyrë në muajin e 8 të saj.

Partia Socialiste punën parlamentare do ta nisë me dekretet e Presidentit, i cili këtë verë riktheu për rishqyrtim një seri ligjesh, kryesisht marrëveshje financiare për investime infrastrukturore.

Presidenti i refuzoi socialistëve ligjin për Akademinë e Shkencave, ligjin për miratimin e kontratës koncensionare për rrugën Orikum-Llogara?, kontratën koncesionare për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.

Gjithashtu Presidenti në muajin korrik i riktheu Kuvendit për rishqyrtimim edhe ligjin për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat.

Të njëjtin fat kishte edhe kodi penal i cili qëndroi për disa vite në sirtaret e Kuvendit, deri kur opozita u zëvendësua me deputetë të rinj të cilët i dhanë konsensus Partisë Socialiste.

Presidenti, Ilir Meta , ka refuzuar gjithashtu edhe ligjin për zhvillimin dhe planifikimin e territorit, dispozita të cilat lidhen me praktika të ngjashme më me atë për ndërtimin e ?Teatrit të ri?.

Shtatori duket se do të nisë si një sesion i ri politik, ku në fushëbetejë përballë socialistëve, më shumë se opozita e cila ka braktisur institucionet, duket se do të jetë Presidenti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/beteja-me-meten-ps-nis-me-rrezimin-e-8-dekreteve-dhe-hetimin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form