7 te plagosur nga shperthimi i gazit ne karburant

RTV KLAN 2019-08-25

Views 1

7 të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë, është bilanci i shpërthimit të një bombole gazi në një karburant në autostradën Lezhë-Laç, mbrëmjen e së shtunës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, kur një automjet po furnizohej me gaz.

Të plagosurit janë 5 persona nga një familje, mes të cilëve edhe 2 vajza të mitura. 2 të plagosurit e tjerë janë punonjës të karburantit.

Njëri prej tyre me iniciale N.P. 40 vjeç është dërguar në Spitalin e Traumës në Kryeqytet, pasi kishte djegie në 40% të trupit. Mjekët thonë se gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Në Spitalin e Traumës po trajtohet edhe drejtuesi i automjetit Bardhok Bushati.

Nga shpërthimi, i cili ka qenë i përmasave të mëdha, janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara. Edhe një zjarrfikëse që ishte nisur drejt vendit të ngjarjes ka dalë nga rruga për shkak të errësirës.

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja është aksidentale, ose për shkak të pakujdesisë. Një grup specialistësh nga Policia e Shtetit dhe Inspektorati Shtetëror Teknik është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS