RTV Ora - Raporti për Shqipërinë Lindin më shumë djem se vajza

Ora News Lajme 2019-08-27

Views 0

#rtvora

8 djem më shumë se vajzat në çdo 100 lindje. Ky është raporti që karakterizon Shqipërinë të paktën për 2017-n, në të cilën të dhënat e OBSH e lidhin me abortin selektiv për shkak të gjinisë. Por mjekët e kundërshtojnë këtë fakt duke shtuar se nuk ka statistika që ta vërtetojnë, ndërsa sociologët e konsiderojnë këtë abort si një krim ndaj shoqërisë.

Në Shqipëri lindin më shumë djem se sa vajza. Raporti gjinor i lindjeve në vendin tonë është venë në pah në një raport me të dhënat e OBSH, përpunuar nga Our World, në të cilin vihet re se për vitin vitin 2017 kishte 108 djem të lindur për çdo 100 bebe vajza.

Këto të dhëna sipas raportit lidhen së tepërmi edhe me abortin selektiv.

Por, mjekët thonë se ky mbetet një hamendësim, pasi ende nuk ka statistika mbi abortin që përzgjedh gjininë.

Mjeke: Aborti selektiv, pra që është një abort pas javës së 12, do të thotë që është mbi limitin e lejuar për tu bërë një ndërprerje e shtatzënisë në rrugë ligjore realisht është i supozuar, por pak i faktuar. Do të thotë që nëse ekziston si i tillë nuk bëhet brenda institucioneve ku ana ligjore është e kontrolluar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/raporti-shqiperine-lindin-me-shume-djem-se-vajza

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form