Report TV -Vijon zjarri në Delvinë, flakë edhe pranë pikës kufitare në Morinë

Report TV 2019-08-28

Views 2

Vijon të shfaqet problematike situata me zjarret në disa zona të Shqipërisë.

Prej ditës së djeshme në Delvinë, pranë lagjes Llak, vijojnë flakët në zona pyjore dhe me shkurre. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mbetet e vështirë , por mësohet se kanë mbërritur edhe dy zjarrfikëse të Gjirokastrës dhe po punohet për të vendosur në kontrolll situatën. Vatra e zjarrit është 700 metra larg banesave.Ndërkohë, edhe në fshatin Lapulec të Mallakastrës ditën e sotme ka rënë një zjarr ku janë përfshirë në flakë, ullishte dhe shkurre. Vatra e zjarrit ndodhet pranë një fabrike vaji, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse nga Ballshi e Patosi.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu edhe një masiv pyjor në malin e Pashtrikut në bashkinë e Hasit. Vatra e zjarrit u shfaq rreth mesditës në vendin e quajtur Çezma e Gorozhupit, në kufirin shtetëror Shqipëri -Kosovë. Nxitur nga temperaturat e larta, thatësira por edhe një erë e lehtë në këtë rajon, zjarri përfshiu rreth 5 hektarë pyje përballë pikës së kalimit kufitar në Morinë. Paraprakisht rrezikohen dy pika te transmetuesve televiziv dhe telefonisë së lëvizshme ndërsa shtëpitë e fshatrave Pogaj e Gorozhup janë rreth 2 km nga vatra e zjarrit. Drejt kësaj vatre zjarri janë nisur shërbimet pyjore dhe te zjarrfikësve nga Hasi por për shkak të terrenit të vështirë mjetet nuk mund të futen në zonë.

Share This Video


Download

  
Report form