Elbasani me spital të ri, Manastirliu: Banorët më parë merrnin rrugët për një eko apo skaner

Report TV 2019-08-28

Views 1

Spitali i ri i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan vihet në funksion të plotë për 275 mijë banorët e Qarkut të Elbasanit. Kryeministri Edi Rama vizitoi sot spitalin e Elbasanit bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në investimin me vlerë 1, 7 milion euro. Manastirliu tha se falë angazhimit edhe të stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Elbasanit, investimi i ri është realizuar në kohë rekord. Ai gjithashtu është një nga katër spitalet që janë akredituar gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2019, duke përmbushur kushtet për shërbim shëndetësor sipas kritereve bazë të kërkuara për infrastrukturën, pajisjet teknologjike spitalore, kushtet tekniko-higjienike, kualifikimin e burimeve njerëzore, ofrimin e shërbimit shëndetësor për pacientët.

?Kjo godinë ka qenë e degraduar, simbol i degradimit të sistemit. Investimi për këtë spital, infrastruktura, pajisjet biomjeksore dhe hoteleria ka shkuar në vlerën e 2,7 milionë euro. Është realizuar në kohë rekord, falë gjithë punës që ka bërë ekipi rajonal i Elbasanit. Në kushtet që ka arritur spitali, edhe falë investimit në këtë infrastrukturë, sepse dihet që Urgjenca është porta e parë e shërbimit për qytetarët, tashmë është plotësuar i gjithë standardi i akreditimit, kështu që spitali akreditohet. Urime ekipit të spitalit,? - u shpreh Manastirliu.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS