PUSTEC-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur detyrat dhe pret hapjen e negociatave në tetor.
"Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur më së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit" tha ai pas takimit me ministrin e Brendshëm maqedonas Spasovski.
Referuar arrestimit të prokurores speciale Katica Janeva në Maqedoni për rastin 'zhvatja', i pyetur nëse edhe Shqipëria i ka plotësuar kushtet për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta ashtu si vendi fqinj, Lleshaj tha se edhe Shqipëria ka në hetim ish-kryeprokurorin e përgjithshëm.
"Meqenëse shkuat direkt tek prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-prokurori i përgjithshëm"tha ai, referuar hetimeve për Adriatik Llallën.