Kryeministri Edi Rama ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti i Qershorit në fshatin Floq të Korçës. I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, kreu i qeverisë u premtoi atyre se ndërtimi i shtëpive do të përfundojë para dimrit.
?Kryesorja është që dimri, era, shiu, i ftohti të mos i kapi njerëzit nëpër tenda. Në fakt kemi bërë dy fonde, një fond solidariteti të bashkive të tjera që ishin të socialistëve dhe edhe një fond nga fondi i fushatës të PS. Gjithashtu edhe kompanitë kanë ndërmarrë përgjegjësi sociale për të dhënë një ndihmë. Kështu që faktikisht është bërë një fond kompleks.?
Gjatë inspektimit nuk munguan as batutat me sfond politik mes banorëve dhe kreut të qeverisë.
Në Floq po rindërtohen 20 shtëpi, ndërsa në total, në fshatrat e prekur nga tërmeti, janë 120 banesa që po rinkonstruktohen, 40 prej të cilave, puna ka nisur që nga themelet.