Lulzim Berisha, i konsideruar nga Prokuroria Shqiptare dikur si kreu i bandës së Durrësit, ka hedhur pas krahëve të kaluarën e tij dhe dënimin me 25 vite burg, duke ju futur tashmë botës së biznesit. Që prej dhjetorit 2016 e në vazhdim, Berisha është një i liruar me kusht nga Gjykata e Apelit në Durrës, e cila i fali 6 vite e 2 muaj e 22 ditë burgim, nga dënimi me 25 vite heqje lirie.
Që nga dita e lirimit e deri më sot Lul Berisha mban kontakte të vazhdueshme me Zyrën e Shërbimit të Provës në Durrës. Por e kaluara dhe vështirësitë me Drejtësinë shqiptare nuk e kanë penguar aspak Berishën të bëjë biznes në Durrës, aq më tepër t?i hyjë dhe sipërmarrjeve të mëdha, si tregut të hidrokarbureve. Ndërkohë, ka dyshime të bazuara për ngritjen e një policie private me qëndër në Durrës.
?Shqiptarja.com? mëson se momentalisht Lulzim Berisha është bërë pronari kryesor i një kompanie nafte, që ka si synim të tregtojë naftë në pikat e karburantit dhe të furnizojë me karburant anijet në Portin e Durrësit. Kompania ?Rajan 2007? është një shoqëri aksionere, e themeluar dhe regjistruar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit më 19 shkurt 2019. Shoqëria ka tre aksionerë, por pronari i ?Rajan 2007? është Lulzim Berisha me 40 për qind të aksioneve.
Kjo kompani rezulton të ketë deklaruar një kapital fillestar prej 35 milionë lekësh të vjetra, ndërkohë Lulzim Berisha pasohet dhe nga dy aksionerë të tjerë. Luljeta Berisha ka në këtë kompani 30 për qind të aksioneve. Luljeta është motra e Lul Berishës dhe në këtë shoqëri i është besuar dhe detyra e administratores. Ndërkohë, aksioneria e tretë rezulton të jetë Enkelejda Shoshi, ish-bashkëshortja e Frederik Shoshit, person ky që ka njohje të hershme me Lul Berishën.